|
DETYRAT E DREJTORISË SË POLITIKAVE TË MIGRACIONIT |
|
|
Qëllimi
Hartimi dhe zbatimi i politikave shtetërore për krijimin e një sistemi menaxhues të flukseve emigratore dhe imigratore (shtetasve te huaj). Hartimi i akteve ligjore dhe nënligjore si dhe ratifikimi i konventave ndërkombetare ne fushen e emigrimit dhe imigracionit të punës, duke krijuar standarte bashkëkohore në këtë fushë. Nxitja e një emigrimi te rregullt ligjor te perkohshem duke zgjeruar mundesite per perdorimin e kanaleve te rregullta ligjore dhe menaxhimi i ketyre flukseve nepermjet zbatimit te marreveshjeve te punesimit me vendet pritese. Nxitja e kthimit vullnetar te emigranteve nepermjet hartimit te politikave lehtesuese fiskale e ligjore dhe zbatimit te programeve te nxitjes se biznesit te vogel, per rikthimin dhe reintegrimin e tyre dhe forcimi i partneritetit me sektorin privat dhe OJF-te qe trajtojne dukurine migratore.
Detyrat
- Bashkëpunimi me MPJ per eksplorimin e tregut te huaj te punes dhe gjetjen e mundesise per punesimin e perkohshem te shqiptareve jashte vendit.
- Plotësimi dhe permiresimi i kuadrit ligjor ne fushen e emigrimit dhe imigrimit ne perputhje me DE dhe Standartet nderkombetare.
- Koordinimi i punës me drejtorite e tjera te ministrise dhe drejtori te tjera ne institucione homologe, me synim implementimin e politikave dhe legjislacionit migrator, per realizimin e misionit te drejtorise.
- Ndjekja e procedurave ligjore te paisjes me leje pune te shtetasve te huaj, evidentimi i fluksit te tyre dhe i problemeve te punesimit te te huajve ne vendin tone.
- Zbatimi i strategjise kombetare te migracionit dhe planit te saj te veprimit nepermjet koordinimit dhe konvergimit te strategjive sektoriale qe prekin dukurine komplekse te migracionit, ne bashkerendim dhe me institucionete tjera pergjegjese dhe zbatuese.
- Hartimi, ndjekja e zbatimit te studimeve, programeve dhe projekteve te fushes migratore.
- Realizimi i angazhimeve te marra ne fushen e emigracionit dhe te imigracionit, te sanksionuara ne MSA dhe ne planet e hartuara nga qeveria shqiptare, ne kuader te procesit te integrimit ne BE, Plani Kombetar i Perafrimit te Legjislacionit, matrica e Partneritetit Europian, matrica e Levizjes se Lire te Shtetasve dhe matrica Anti-Korrupsion.
Sektori i imigracionit
Detyrat
- Harton dhe ndjek zbatimin e politikave dhe projekteve, qe lidhen me imigracionin.
- Pergatit dhe shqyrton dokumentacionin e te huajve, per firmosje nga drejtori.
- Ndihmon ne mbikqyrjen, kontrollin dhe trainimin e spcialisteve te migracionit, ne Zyrat rajonale te Punesimit.
- Propozon dhe merr pjesë në hartimin e akteve të reja ligjore në fushën e imigracionit për punësim.
- Përditon faqen e internetit të MPÇSSHB, nëpërmjet përgatitjes së informacioneve mbi imigracionin sipas fushave dhe drejtimeve të përcaktuara nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar, i ratifikuar nga ne.
- Mban evidencat dhe analizon tendencat vjetore te fluksit te te huajve ne Shqiperi, me ane te plotesimit te Regjistrit “Per punonjesit e huaj në Shqipëri”.
- Realizimi i angazhimeve te marra ne fushen e emigracionit, ne planet e hartuara nga qeveria shqiptaren ne kuader te procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian.
- Zbatimi i Strategjise Kombetare te Migracionit dhe Planit te saj te Veprimit ne bashkerendim dhe me institucionete tjera pergjegjese dhe zbatuese.
Sektori i Emigracionit
Detyrat
- Ndihmon ne hartimin e strategjive dhe politikave te reja, ne fushen e emigrimit.
- Ndjek dhe vlereson ecurine e misionit kryesor te sektorit te emigracionit. Njohja dhe evidnetimi i problemeve te zbatimit te politikave emigratore nepermejt ankesave te popullit.
- Vlereson kuadrin ligjor ekzistues me Direktivat Evropiane dhe standartet nderkombetare dhe ben propozime, ne nivelet me siper te vendimarrjes, per ndryshime ose permiresime te tyre, bazuar ne eksperiencen profesionale.
- Merr pjesë në hartimin e akteve të reja ligjore në fushën e emigracionit për punësim.
- Informon publikun dhe median mbi çështje të emigracionit dhe problematikën e lidhur me të.
- Shkëmben informacion dhe jep konsulence dhe asistence teknike për cështje të rëndësishme të emigracionit, stafit te strukturave perkatese ne nivel rajonal dhe lokal, si dhe aktoreve private te tregut te punes, APP-ve, OJF-ve migratore dhe partnereve sociale.
- Zbaton politikat emigratore, legjislacionin perkates dhe dokumentat e tjerë të miratuara nga qeveria shqiptare.
- Përditon faqen e internetit të MPÇSSHB dhe faqen e posacme per ceshtjet e emigracionit www.migrantinfo.gov.al, nëpërmjet përgatitjes dhe perditesimit te informacioneve mbi emigracionin sipas fushave dhe drejtimeve të përcaktuara ne zbatim te legjislacionit vendas dhe atij ndërkombëtar te ratifikuar nga ne.
- Ndjek zbatimin e marrëveshjeve të punësimit stinor dhe projekteve në fushën e emigrimit për punësim.
- Miremban dhe perditeson Regjistrin e shtetasve shqiptare që duan të emigrojnë për motive punësimi dhe atyre që rikthehen nga emigracioni, ne zbatim te Udhëzimit te Ministrit te Punes Nr.1297, date 16.07.2004, “Per Funksionimin e Regjistrit per emigrantet dhe procedurat per regjistrimin e shtetasve shqiptare qe emigrojne per motive punesimi dhe qe jane kthyer nga emigrimi”, bazuar në informacionin periodik të ardhur nga ZRVP.
- Realizimi i angazhimeve te marra ne fushen e emigracionit, ne planet e hartuara nga qeveria shqiptaren ne kuader te procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian.
- Zbatimi i Strategjise Kombetare te Migracionit dhe Planit te saj te Veprimit ne bashkerendim dhe me institucionete tjera pergjegjese dhe zbatuese.
|