mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Barka takon emigrantët shqiptarë në Itali, në Ditën Kombëtare të Emigrantëve Print E-mail
Thursday, 03 July 2008 14:24
Të angazhuar në rritjen e kujdesit për emigrantëtbarka_konfence_itali_4.jpg

Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, mori pjesë në Konferencën e Parë Rajonale për Punësimin e Femrave, në Rajonin Marche, Itali, i ftuar nga Presidenti i Rajonit – Spacca si dhe Ministri (Assessori) i Arsimit, Punësimit dhe Formimit Profesional – Ascoli.
Midis studiuesve më të njohur të Italisë në fushën e punësimit dhe politikanëve rajonalë të punësimit, formimit profesional dhe shanseve të barabarta, të ftuar në Konferencë ishin edhe ish-Ministri italian i Punës - Treu dhe zv/Ministri aktual i Punës - Viespoli.
Duke e marrë fjalën në Konferencë, Ministri shqiptar i Punës, Barka, prezantoi dy dokumentet më të rëndësishme të politikave të përgatitura nga Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta - Strategjia e Punësimit dhe Formimit Profesional dhe Strategjia e Barazisë Gjinore, të cilat u pritën me interes të veëantë dhe u vlerësuan nga pjesëmarrësit.
Rajoni Marche dhe kryeqyteti i saj - Ancona janë bërë qendra e sekretariatit evropian për bashkëpunimin Euroadriatik.

Gjatë qëndrimit në Itali, Barka u takua dhe bisedoi me homologët e vet, Ministrin Ascoli dhe Ministren e Shanseve të Barabarta - Pistelli, për zgjerimin e bashkëpunimit të Rajonit Marche me Ministrinë e Punës në fushën e migrimit, punësimit, formimit profesional, shanseve të barabarta, inspektimit në punë dhe shërbimeve sociale.
Autoritetet e Rajonit Marche premtuan se bashkëpunimi me Shqipërinë dhe Ministrinë e Punës do të jenë prioritet në bashkëpunimin ndërkombëtar të Rajonit, duke kontribuar në radhë të parë për forcimin e kapaciteteve të qendrave të formimit profesional publik në Shqipëri.

Në Rajonin Marche emigrantët shqiptarë përbëjnë komunitetin më të madh të të huajve dhe ndër komunitetet më të mirëintegruara në Itali. Aktualisht në këtë rajon jetojnë rreth 15 000 shqiptarë.
Barka zhvilloi një takim me përfaqësues të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këtë rajon dhe shkëmbeu me ta mendime rreth përmirësimin e punës së Qeverisë dhe Ministrisë në fushën e rritjes së kujdesit për emigrantët dhe përdorimin e emigrimit si një faktor për zhvillimin e vendit.
Një tjetër takim i Ministrit shqiptar të Punës ishte ai me përfaqësuesit e studentëve shqiptarë në Marche, të cilët i inkurajoi që të kthehen në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Emigrantët vlerësuan kujdesin e Ministrit dhe përpjekjet që po bëhen nga institucionet për t’i mbajtuar ata të informuar dhe të interesuar rreth zhvillimeve në vend.

Ministri Barka në këtë vizitë shoqërohej nga Presidenti i BSPSH, Gëzim Kalaja dhe Presidenti i KSSH, Kolë Nikolli.
Gjatë takimeve të delegacionit shqiptar me autoritet italiane, Kalaja nënvizoi sukseset e arritura në Shqipëri në fushën e dialogut dhe partneritetit social Qeveri-Sindikata, duke vlerësuar se rezultat i këtij dialogu ishte edhe rritja më e fundit e pagave dhe pensioneve në Shqipëri, që u vlerësua si më e madha bërë gjatë 18 vjetëve të fundit. Dy lideret sindikalistë vlerësuan gadishmërinë e Qeverisë për të dialoguar me sindikatat dhe mbrojtur interesat e punëmarrësve, çka u vlerësua mjaft edhe nga auditori i Konferencës dhe autoritet drejtuese.

Last Updated ( Thursday, 03 July 2008 14:38 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj