


| Përurohet Sistemi ”IT” në Shërbimet e Punësimit |
|
|
| Monday, 30 June 2008 18:37 |
|
Në Zyrën Rajonale të Punësimit, Tiranë, u inagurua sistemi IT në shërbimet e punësimit. Në ceremoninë e inagurimit merrnin pjesë Kryeministri - Sali Berisha, Ministri i Punës - Kosta Barka, Shef i Zyres se Ambasades Suedeze ne Tirane - Ralph Mono, përfaqësues të Komisionit Evropian në Tiranë dhe të Projekteve që operojnë në fushën e punësimit dhe formimit profesional.
Sistemi Informatik i Punësimit do të zbatohet nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit në Zyrat Rajonale Pilot të Punësimit në Tiranë dhe Korcë dhe shumë shpejt do të shtrihet edhe në Zyrat e tjera Rajonale të Punësimit. Kryeministri Berisha theksoi se informatizimi i sherbimeve te punesimit vjen në zbatim të prioriteteve dhe angazhimeve që ka ndërmarrë Qeveria shqiptare për zhvillimin e “e-government” dhe në kuadër të fushatës “Mosha e Internetit”. ”Sot inagurojmë sistemin informatik të shërbimeve të punësimit në Drejtoritë Rajonale të Punësimit të Tiranës, Korcës dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, sistem qe do te shtihet ne të gjithë vendin, duke synuar si thithjen e donacioneve nga donatore, por edhe duke investuar nga buxheti i shtetit”, u shpreh Kryeministri. Sipas Ministrit Barka, “projekti ka patur një vështrim kompleks për përmirësimin e eficesës së punës së Shërbimit Kombëtar të Punësimit, duke marrë në konsideratë eksperiencat më të mira të vendeve të BE-së, në mënyrë të vecantë në fushën informatike - eksperiencën e një vendi shumë të zhvilluar në fushën e IT-së si Suedia”. Duke e marrë fjalën, z.Mono u shpreh i kënaqur për rritjen e interesit dhe angazhimit nga ana e Qeverise Shqiptare per te mbeshtetur kete projekt te financuar nga SIDA – Agjensia Suedeze e Zhvillimit te Bashkepunimit Nderkombetar duke premtuar që mbështetja e Qeverisë Suedeze nuk përfundon me përfundimin e fazës së parë të projektit. Ngritja dhe funksionimi i sistemit IT ne SHKP dhe ne Zyrat Rajonale te Tiranes dhe Korces eshtë kryer fale një investimi konkret në hardwere dhe softwere nga Qeveria Suedeze në shumën 300 mijë Euro. Sistemi kryesor i IT-së - ai i shërbimeve të punësimit, përmban: • Banka e vendeve të lira të punës; • Banka e punëkërkuesve të papunë; • Banka ose regjistri i biznesit. Softweri është ndërtuar duke u bazuar në standartet evropiane të shërbimeve publike të punësimit, duke përdorur të gjitha klasifikimet, si të sektorëve ekonomikë dhe në ato të profesioneve, bazuar ne ISCO 88 të ILO-s dhe në standartet Evropiane të shërbimeve të punësimit. Nëpërmjet këtij sistemi informatik, Drejtoritë Rajonale të Punësimit Tiranë dhe Korçë dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit do të bëjnë të mundur: • Për punëdhënësit (Biznesin) - publikimin e ofertave të punësimit, duke krijuar më shumë mundësi për të gjetur kandidatin e përshtatshëm për të plotësuar vendet e lira të punës; • Për punëkërkuesit dhe personat e tjerë që kërkojnë punë - më shumë mundësi për të kërkuar vende të lira pune të përshtatshme për profesionin e secilit. Pjesë e rëndësishme e Projektit ka qenë trajnimi i stafit si në fushën e IT-së edhe në fushën e ofrimit të shërbimeve të punësimit. |
| Last Updated ( Monday, 30 June 2008 18:39 ) |