


| MINISTRIA E PUNËS NDËRMJETËSON NËNSHKRIMIN E MARREVESHJES MES PUNONJESVE DHE PUNËDHËNËSVE |
|
|
| Tuesday, 24 June 2008 17:20 |
Në Ministrinë e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Fushë-Kruja Cement Factory nënshkroi me Sindikatën e Fabrikës së Cimentos dhe Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë akt-marrëveshjen për realizimin e pagesën në natyrë për punojësit e Fabrikës së Cimentos së Fushë-Krujës. Marreveshja vjen në respektim të zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.139, datë 14.03.2007 “Për kufijtë e përfitimit të pagës në natyrë”.Marrëveshja e arritur ndërmjet punëdhënësve dhe punëmarrësve të Fabrikës së Cimetos, vjen pas një turi negociatash ku, me ndërmjetësimin e Zyrës së Pajtimit pranë Ministrisë së Punës, palët ranë dakort për hartimin dhe nënshkrimin e Akt-Marrëveshjes që plotëson kërkesat e punonjësve për përfitimin e pagës në natyrë. Duke falenderuar palët për vullnetin që treguan gjatë procesit të negocimit, Drejtori i Drejtorisë së Marrëdhënieve të Punës, pranë Ministrisë së Punës, Bujar Cani – i cili ka drejtuar procesin, theksoi se kjo është një arritje jo thjesht për punonjësit e kësaj Fabrike, por edhe për vetë procesin e negocijimit, duke treguar edhe një herë se ulja në bisedime është rruga më e mirë për të zgjidhur konfliktet në marrëdhëniet e punës. Kjo marrëveshje e nënshkruar sot, pas tre muaj dialogu mes palëve, do t’u sigurojë punonjësve të Kompanisë një rritje page prej afersisht 20%, e ndarë në dy faza implementimi. Drejtori i Pergjithshem i FKCF, Joe Pemberton, u shpreh se, “Fushe-Kruja Cement Factory i konsideron punonjësit e saj si vlerë të çmuar për garantimin e suksesit të punës së saj dhe ne e konsiderojmë këtë marrëveshje si një investim në të ardhmen tonë të përbashkët”. Z. Pemberton theksoi më tej: ”Grupi Seament ka qenë i pranishëm në Shqipëri që nga viti 1994 dhe tani është një nga investitorët më të mëdhenj privat në këtë vend. Fushë-Kruja Cement Factory është themeluar si pjesë e Grupit Seament në vitin 2001, me një investim prej 150 milionë USD, duke ndërtuar në Fushë-Krujë një fabrikë të teknologjisë së fundit për prodhimin e cimentos. Momentalisht, Fushe Kruja Cement Factory ka të punësuar rreth 500 punonjes, duke qenë punëdhënësi më i madh në Rajon.” |
| Last Updated ( Tuesday, 24 June 2008 17:35 ) |