mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministria e Punës, rriten përfitimet për shtresat në nevojë Print E-mail
Friday, 20 June 2008 08:05
Këshilli i Ministrave miraton paketën mbështetëse me pagesa e shërbime për reduktimin e varfërisë

Me propozim të Ministrit të Punës, Këshilli i Ministrave miratoi sot gjashtë vendime të rëndësishme për mbështetjen e grupeve në nevojë. Me këtë paketë, Qeveria indekson të gjitha programet e mbrojtjes sociale dhe plotëson disa kërkesa specifike të shoqatave që mbrojnë interesat e Personave me Aftësi të Kufizuar. Masat që merren sot për mbështetjen e këtyre kategorive do të fillojne nga 1 Korriku i këtij viti, por e rëndësishme është se këto përfitime do të vazhdojnë gjatë gjithë kohës dhe do të bëhen pjesë e standarteve të shërbimeve dhe pagesave për vitet e ardhshme.

Gjashtë Vendime të rëndësishme të miratuara sot për mbështetjen e grupeve në nevojë shkojnë në harmoni dhe bëjnë realitet objektivat e Strategjisë së Mbrojtjes Sociale të miratuar në fillim të vitit.

Tre Vendime kanë të bëjnë me indeksimin e pagesës për Personat me Aftësi të Kufizuar. Me këto Vendime mbështeten:
  • 57 mijë Persona me Aftësi të Kufizuar mendor e fizik, duke përfshirë dhe kujdestarët e tyre, qe do të marrin duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti 8’700 Lekë në muaj nga 8’000 që kanë marrë deri tani, ose 10% më shumë.
  • 14 mije te verber dhe kujdestaret e tyre do të marrin duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti, 8’700 Lekë në muaj nga 8’000 që kanë marrë deri tani, ose 10% më shumë.
  • 2 mijë Persona para–tetraplegjik do të marrin, duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti, 8’700 Lekë në muaj nga 8’000 që kanë marrë deri tani, ose 10% më shumë.
Për të treja vendimet janë parashikuar mbi 300 milion lekë, që do të mbështesin këtë kategori për reduktimin e varfërisë.

Me një tjetër Vendim që u miratua po sot, do të mbështeten rreth 2’000 para- tetraplegjikë me më shumë pagesa për paketën e tyre higjeno-sanitare. Kjo paketë rritet me 33 %. Pra, kjo kategori, nga 1 Korriku do të marrë 12’000 lekë në muaj nga 9’000 lekë që është aktualisht.

Për invalidët e punës, duke përfshirë dhe invalidët e punës që janë para-tetraplegjik, do të rritet masa e subvencionimit të karburantit që përdorin për mjetet lëvizëse me 50% më shumë. Pra, kjo kategori do të mbështetet me 6’000 lekë në muaj nga 4’000 që marrin aktualisht.

Nje Vendim tjetër shumë i rëndësishëm, i miratuar sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, do të mbështesë invalidët e punës të të gjitha kategorive. Përvec indeksimit të pensionit bazë për invalidet e punës do të bëhen disa përmirësime:
  • Pagesa për Aftesinë e Kufizuar të Invalidëve të punës që marrin 2’000 dhe 3’000 lekë në muaj deri tani, për herë të parë do të indeksohet me 10%. Pra ato do të marrin 2’200 dhe 3’300 Lekë në muaj, që nga data 1 Korrik e këtij viti.
  • Por në mënyrë të vecantë me këtë vendim do të mbështeten edhe invalidët e punës që vuajnë nga sëmundjet profesionale dhe të aksidentuar në punë, për të cilët pagesa do të jetë e diferencuar në raport me invalidët e tjerë. Kjo kategori do të marrë 2’700 Lekë në muaj ose 35% më shumë se sa ato marrin aktualisht, ndërsa kategoria tjetër do të marrë 4’000 Lekë në muaj nga 3’000 që merr deri tani.
Po ashtu Qeveria ka vendosur që duke filluar nga 1 Korriku i këtij viti të indeksojë per here te pare edhe Ndihmën Ekonomike me 10%. Kjo masë do të ndikojë në zbutjen e varfërisë për familjet e varfëra duke ecur kështu në rrugën për zbatimin e objektivave të Strategjisë për Zhvillim dhe Integrim, të miratuar nga qeveria në këtë vit.

Të gjitha paketat e mësipërme të marra së bashku, do të kenë një kosto mbi gjysëm miliard Lekë, te cilat do të kalojnë në favor të uljes së varfërisë, të rritjes së pagesave dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës për shtresat në nevojë.
Last Updated ( Friday, 20 June 2008 08:11 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj