mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës takon ambasadorët e OKB Print E-mail
Friday, 02 May 2008 11:24
Barka: Projekte për rritjen e eficiences së shërbimeve të punësimit dhe uljen e informalitetit në tregun e punës

Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka, priti në një takim ambasadorët e Irlandës dhe Tanzanisë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ky takim u zhvillua në kuadër të Programit Një OKB, në të cilin Shqipëria është zgjedhur si një nga tetë vendet pilot ku po apolikohet programi. Në qendër të këtij Programi qëndron ngritja e një instrumenti të ri të bashkuar të agjesive të OKB, i cili do të synojë maksimizimin e efektivitetit të punës së sistemit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, përmes grumbullimit në një vend të të gjitha burimeve financiare.
Sipas Ministrit Barka përzgjedhja e Shqipërisë është e goditur për shkak se, duke qenë një vend në tranzicion ajo ka nevojë për ndërhyrje, programe e projekte të mirëkoordinuara, për t’iu përgjigjur më mirë nevojave të popullsisë për punë e shërbime cilësore parandaluese.
“Qeveria shqiptare dhe insitucionet e tjera të shtetit shqiptar prej kohësh e ndjenin të nevojshme unifikimin e disa ndërhyrjeve, nismave dhe programeve në fushat e ndryshme të zhvillimit të vendit, për arsye të një lloj shpërndarjeje te pabarabartë e shpesh edhe mbivendosjeje të programeve, madje edhe në kuadrin e ndërhyrjeve të organizatave të sistemit të OKB.”
Barka vlerësoi se përvoja gati njëvjecare e pilotimit të kësaj nisme në Shqipëri është justifikuar dhe për këtë ai solli ndërhyrjet në fusha si, mbështetja ndaj komuniteteve në nevojë, ndaj nismave për barazinë e shanseve dhe barazisë gjinore, të cilat po krijojnë një kontekst të ri në vlerësimin e këtyre çështjeve në Shqipëri dhe në mënyrën e adresimit të tyre prej Qeverisë shqiptare dhe partnerëve të saj, sektorit privat dhe shoqërisë civile.
Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta ka propozuar një seri projektesh për t’u financuar në kuadër të nismës Një OKB, të cilat adresojnë çështje ndër më prioritaret e Qeverisë dhe të Ministrisë, si modernizmi i politikave dhe rritje e eficiencëes së shërbimeve të punësimit, nxitja e dialogut social dhe forcimi i kohezionit social, modernizimi i shërbimeve të përkujdesit social, decentralizimit dhe deinstitucionalizimit të shërbimeve, lufta kundër informalitetit në tregun e punës, rritja e kujdesit për fëmijët etj.
Sipas Barkës, financimi prioritar i këtyre projekteve do t’i shërbente rritjes së impaktit të nismës Një OKB në Shqipëri dhe rritjes së vizibilitetit të saj.

Abasadori i Irlandës në OKB, vlerësoi angazhimin në vazhdimësi të Qeverisë shqiptare dhe, vecanërisht të Ministrisë së Punës, për të bashkëpunuar me të gjitha angjesitë e Kombeve të Bashkuara që veprojnë në Shqipëri, në realizimin e projekteve ambicioze që e ndihmojnë vendin të kalojë periudhën e vështirë të tranzicionit dhe të integrohet më shpejt dhe më mirë në zhvillimet ndërkombëatre.
Ambasadori i Tanzanisë në OKB, Mahiga, u shpreh se projekti Një OKB duket se vjen në një kohë shumë të përshtatshme për Shqipërinë dhe është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet e Qeverisë për ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në të gjitha fushat. ”Objektivat e tuaja për rritjen e punësimit, uljen e informalitetit, rritjen e kujdesit ndaj shtresave në nevojë, etj. janë në përputhje edhe me objektivat e OKB dhe suksesi i bashkëpunimit me Shqipërinë në këto fusha do të jetë një eksperiencë e mirë që më pas do të duhet të përcillet edhe tek vendet e tjera të OKB”, deklaroi Mahiga.
Qëllimi i OKB-së në Shqipëri nëpërmjet aplikimit të Programit Një OKB është të ndihmojë në ndryshimin e jetës së shqiptarëve. Programi Një OKB, i firmosur në 24 Tetor 2007, orientohet nga dokumente të rëndësishme, si Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI), Sistemi i Planifikimit të Integruar, etj.
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj