mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në fushën e formimit profesional Print E-mail
Saturday, 26 April 2008 17:10
Sulka: Projekti do të vazhdojë derisa nevojat për formim të realizohen brenda venditmarrveshja-shqiperi-kosove-s.jpg

Niveli i lartë i varfërisë dhe i papunësisë janë dy nga shqetësimet më të mëdha me të cilat përballet zona Verilindore e vendit, ku Kukësi dhe Tropoja janë rajonet me nivelin më të lartë të papunësisë, e cila arrin në 25-26%, pothuaj dy herë më lartë se papunësia në shkallë vendi, që në shifra zyrtare regjistrohet në nivelin e 13%.Papunësia në këto zona është e alternuar edhe me nivelin e ulët të arsimimit, ku mungesa e aftësive profesionale të të papunëve të regjistruar u jep atyre shumë pak mundësi ta gjejnë veten në tregun e punës. Me qëllim ndryshimin e këtij realiteti, në zonën më të varfër të vendit si dhe duke analizuar mundësitë e aftësimit profesional të banorëve punëkërkues të këtyre zonave, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë para dy vitesh ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrisë e Mirëqënies së Kosovës në fushën e formimit profesional.
Rajoni Verilindor është jo vetëm zona me nivelin e papunësisë më të lartë në vend, por po ashtu kjo zonë vuan edhe mungesën e shërbimit për formim profesonal.
Në bazë marrëveshjes mes dy vendeve është bashkëpunimi dypalësh Kukës-Prizren dhe Tropojë-Gjakovë, nëpërmjet të cilit të papunëve nga Kukësi dhe Tropoja u mundësohet ndjekja e kurseve profesionale në Qendrat e Aftësimit Profesional të Prizrenit dhe Gjakovës, si qendrat më të afërta që mund ta ofrojnë këtë mundësi.
Prej një viti vazhdon bashkëpunimi mes zyrës së Punës së Kuksit dhe Qendrës së Aftësimit Profesional në Prizren dhe rezultatet janë të dukshme. Kështu, nga 60 persona që janë certifikuar në këtë qendër, 70% e tyre pas kursit janë punësuar dhe vetëpunësuar si në Prizëren ashtu edhe në Kukës.

Për të diskutuar rreth vazhdimit të këtij bashkëpunim si dhe për të celur bashkëpunimin mes zyrës së Punës së Tropojës dhe Qendrës së Aftësimit Profesional në Gjakovë, zv/Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë, zoti Kastriot Sulka, zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit vendor në të dy anët e kufirit, drejtuesit e zyrave të punës dhe qendrave të aftësimit profesional si dhe me disa nga përfituesit e këtij bashkëpunimi.
Sulka u shpreh i kënaqur nga bashkëpunimi dhe rezultatet e arritura dhe theksoi se shpresonte që ai të vazhdonte derisa nevoja e zonës verilindore për formim profesional të mbulohen nga Qendra e Levizshme, e cila pritet të fillojë nga funksionimi së shpejti. Ai falenderoi palën kosovare për mbështetjen e ofruar si dhe programin PARSH (Projekti i Arsimimit për të Rriturit në Shqipëri) që e bëri të mundur realizimin e këtij bashkëpunimi.

Kryetari i sapozgjedhur i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, vuri në dukje se ky bashkëpunim është i natyrshëm dhe se është një tregues se tashmë mes shqiptarëve të të dy anëve nuk ekzitojnë kufij. “Kufijtë për ne janë virtualë”, u shpreh ai. Lekaj informoi zv/ministrin Sulka se tashmë në qendrën e Gjakovës janë liruar kapacitet në të gjitha kurset në pritje të kursantëve nga Tropoja. Sipas Kryetarin e Komunës së Gjakovës, bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej dhe do të jetë si një shtysë për të gjitha proceset që shkojnë në favor të shqiptarëve. Ky projekt, sipas Lekajt, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomiko-social të të dy qyteteve.

Sulka dhe Lekaj ranë dakort që bashkëpunim mes Gjakovës dhe Tropojës të fillojë menjëherë, me dërgimin nga zyra e punës së Tropojës të kontigjentit të parë të kursantëve dhe të vazhdojë deri në përmbushjen e nevoja. Pritet që ky bashkëpunim të sjellë efekte pozitive në uljen e papunësisë në këto dy rajone, duke ndikuar kështu edhe në uljen e varfërisë.

"Niveli i lartë i papunësisë në zonën e Kukësit dhe të Tropojës kërkon domosdoshmërish krijimin e kushteve për aftësim profesional të kontigjentit të të papunëve dhe përvoja e suksesshme me Kosovën është një pikënisje mjaft e mire, u shpreh koordinatori i PARSH, Sokol Avdiu. Qendra e formimit në Prizren është moderne dhe mjaft e gjerë në oferta. Pa vullnetin e mirë të Kosovës projekti nuk do të ishte i suksesshëm", vlerësoi ai.

Bashkëpunim mes rajoneve kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës sjell një tjetër risi për punëkërkuesit e papunë në Kukës dhe Tropojë, pasi nëpërmjet ndjekjes së kurseve profesionale në Qendrat moderne kosovare të ngritura me fondet e organizmave ndërkombëtare ata do të marrin formim profesional cilësor që i përshtatet më së miri kërkesave të tregut. Ky bashkëpunim bëhet i mundur falë edhe investimit në infrastrukturën që lidh respektivisht qytetet kufitare dhe që ka afruar si Kukësin me Prizrenin, ashtu edhe Tropojën me Gjakovën.

Kurset e formimit ofrohen falas, pasi shpenzimet përballohen nga Qeveria e Kosovës, ndërsa transporti është bërë i mundur falë mbështetjes nga ana e PARSH.

Bashkëpunimi dypalësh mes rajoneve kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, në fushën e formimit profesional i hap rrugë edhe ndjekjes së kurseve në qendrat e Prizrenit dhe Gjakovës nga kuksianët dhe tropojanët që në mënyrë individuale do të dëshirojnë të marrin një profesion, apo të përsosin njohuritë e tyre profesionale.

Qendra Rajonale e Aftësimit Profesional në Gjakovë është rindërtuar pas luftës së 1999 dhe sot është një qendër moderne formimi profesional. Në të ofrohen kurse kompiuteri, kontabiliteti financiar, elektroinstalues, vetëadministrim biznesi etj.
Qendra e Aftësimit Profesional në Prizren është themeluar më 1965 dhe është e pajisur me kurrikula, pajisje dhe ambiente bashkëkohore. Në këtë qendër çdo vit marrin formim profesional rreth 700 persona. Kostoja e trajnimit të një personi në këtë qendër shkon 100 euro, shpenzime që për kursantët shqiptarë përballohen nga Qeveria e Kosovës.
Last Updated ( Saturday, 26 April 2008 17:21 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj