mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Konferencë Kombëtare e Formimit Profesional Print E-mail
Saturday, 26 April 2008 16:56
Program italo-shqiptar për përgatitjen e të rinjve për tregun evropian të punës

Ministria e Punës në bashkëpunim me Rajonin e Kampanjës dhe Consorciume Lecole të Italisë organizuan Konferencën Kombëtare të Formimit Profesional Koherent me Praktikat më të Mira, Shqipëri-Itali, në qendër të së cilës ishte shkëmbimi i eskperiencës pozitive në fushën e formimit profesional si një nga elementët më të rëndësishëm që ndikon drejtëpërdrejtë në rritjen jo vetëm të punësimit në vend, por edhe të tërheqjes së investimeve të huaja.Drejtori i Përgjithshëm i Consorciume Lecole solli eksperiencën pozitive të bashkëpunimit prej katërmbedhjetvjetësh me Rumaninë në këtë fushë. Sipas tij falë këtij bashkëpunimi është arritur që në Rumani janë ngritur mbi 7000 sipërmarrje italiane dhe janë punësuar me qindra-mijëra rumunë, që janë formuar me profesionet më të kërkuara në tregun evropian të punës.
Aktualisht, informoi Perrota, nga Consorciume Lecole po formohen profesionalisht 70 rumunë, të cilët ende pa mbaruar kursin, janë thithur nga tregu italian i punës.Projekti që celin sot, në Shqipëri, do të sjellë këtë eksperiencë pozitive. Ky projekt do të celet menjëherë me një studim dymujore që do të sjellë një pasqyrë të tregut të punës sot dhe kërkesave të tij për fuqi punëtore. Pas kësaj Consorciumi, në bashkëpunim me Ministrinë e Punës së Shqipërisë, do të mundësojnë çeljen e kurseve profesionale pa
pagesë për punëkërkuesit shqiptarë të cilët pas përfundimit të trajinimit do të jenë të gatshëm t’i përgjigjen kërkesave të tregut të punës dhe të punësohen qoftë në Itali, në Shqipëri, apo në cilindo vend të BE.Sipas përfaqësuesit të Rajonit të Kampanjës, ky bashkëpunim do të bëjë të mundur orientimin e të rinjve shqiptarë drejt formimit profesional në ato profesione që sot janë më të kërkuarat në tregun evropian, duke ulur
jo vetëm papunësinë, por edhe duke krijuar mundësi që në tregun italian të punës Shqipëria të përfaqësohet denjësisht me njerëz të pregatitur profesionalisht, duke minimizuar numrin e emigrantëve ilegalë dhe të paprofesion.Ministri Kosta Barka theksoi se Konferenca eshte ne harmoni te plote me objektivat e Qeverise Shqiptare dhe ato te Ministrise se Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, te cilat, ne mbeshtetje
te Direktivave te BE per Punesimin dhe Formimin Profesional, synojne permbushjen e objektivit te sigurimit te nje punesimi te plote, produktive dhe te zgjedhur lirisht. Zhvillimi i burimeve njerezore dhe rritja e nivelit profesional te fuqise punetore eshte kusht i domosdoshem per t’i hapur rruge jo vetem zgjidhjes se problemit te papunesise, por edhe zhvillimit ekonomik te vendit ne pergjithesi. Bashkepunimi me Qeverine italiane, Rajonin e Kampanjes dhe Konsorciumin Lecole, sipas Barkës, vjen në kohe dhe nepermjet ketij bashkepunimi kontribuohet ne permiresimin e situates
se formimit profesional dhe tregut te punes ne vendin tone.
Last Updated ( Tuesday, 29 April 2008 13:49 )
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

Poll

Jepni mendimin tuaj