


| Ministri i Punës pret Drejtorin e Kooperacionit Zviceran në Shqipëri |
|
|
| Thursday, 28 May 2009 19:11 |
|
Gumi: Rezultati i implementimit të strategjive dhe politikave sociale matet në efektin që kanë mbi jetën e secilit individ që i përket grupeve në nevojë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi, priti në një takim drejtorin e Koperacionit Zviceran në Shqipëri, zotin Daniel M. Zust, me të cilin diskutoi rreth ecurisë së bashkëpunimit dypalësh në fusha të tilla si mbështetja e integrimit të kategorive të veçanta dhe zhvillimi e konsolidimi i arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri. Zoti Zust e njohu Ministrin Gumi mbi ecurinë e bashkëpunimit tw kwnaqshwm të Zyrës që drejton me strukturat e Ministrisë së Punës në realizmin e disa projekteve si, ai i ngritjes së qendrës ditore për riaftësimin e personave më aftësi të kufizuar “Lira” në Berat, ngritjen e klasave alternative për mësimin e trajinimin e fëmijëve rom, ngritjen e funksionimin e seksionit të pedagogjisë speciale, në Univeristetin e Vlorës, etj. “Kemi bashkëpunuar me të gjitha strukturat e Ministrisë, por veçanërisht i frytshëm ka qenë bashkëpunimi për Strategjinë e Romëve, me të cilin kemi ndjekur zbatimin e projektit hap pas hapi, duke bërë edhe ndryshimet e nevojshme gjatë procesit të implementimit të tij”, u shpreh Zust. Ministri Gumi e falenderoi Drejtorin e Kooperacionit Zviceran për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë, nëpërmjet programeve konkrete të zbatuara në bashkëpunim me strukturat e Qeverisë shqiptare. “Tashmë vlerësojmë”, theksoi Gumi, “se ka ardhur koha dhe është e nevojshme të bashkëpunohet për koordinimin e projekteve dhe ndihmës së huaj në fuksion të prioriteteve dhe politikave të Qeverisë.” “Suksesi i implementimit të politikave, strategjive dhe programeve që i adresohen grupeve në nevojë duhet të matet me efektin e drejtëpërdrejtë që ato kanë mbi përmirësimin e cilësisë së jetës së secilit individ që i përket këtyre kategorive. Ky do të jetë edhe qëllimi ynë në mandatin tjetër dhe baza e bashkëpunimit edhe me donatorët dhe organizata ndërkombëtare”, u shpreh Gumi. Në fund, bashkëbiseduesit u shprehën për rritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe shtrirjen e tij edhe në fusha të tjera. |
| Last Updated on Thursday, 28 May 2009 19:15 |