logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Urdhër i Ministrit të Punës për përfitimin e ndihmës ekonomike, pagesës së paaftësisë dhe pagesës së papunësisë Print E-mail
Wednesday, 27 May 2009 15:35
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi, me qëllim nxitjen dhe përshpejtimin e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me Karta Identiteti, si dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës, Ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për pajisjen për herë të parë me letërnjoftime të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve”, ka nxjerrë Urdhërin, sipas të cilit:
  • kryefamiljari së bashku me anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, të cilët aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike gjatë muajit qershor 2009 dhe nuk posediojnë pasaportë, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë/komunën ku kanë vendbanimin;
  • personat me aftësi të kufizuara që nuk posedojnë pasaportë, për të përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar gjatë muajit qershor 2009, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë/komunën ku kanë vendbanimin;
  • personat që përfitojnë pagesë papunësie dhe që nuk posedojnë pasaportë, për ta përfituar pagesën duhet të depozitojnë pranë zyrave rajonale dhe vendore të punësimit fotokopjen e kartës së identitetit.
Ky urdhër u është bërë me dije të gjitha strukturave në nivel qendror dhe rajonal të Shërbimit Social Shtetëror, Shërbimit Kombëtar të Punësimit si dhe çdo njësie vendore, duke kërkuar prej tyre zbatimin korrekt të tij.
Inspektorët rajonalë janë udhëzuar të ndjekin zbatimin e urdhrit dhe të raportojnë në mënyrë periodike pranë Kabinetit të Ministrit të Punës, mbi numrin e personave që kanë aplikuar për karta identiteti, të cilët janë përfitues nga mbështetja me të ardhura nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe pagesës së papunësisë.
Last Updated on Wednesday, 27 May 2009 15:41
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH