mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri i Punës pret një përfaqësi të të verbërve Print E-mail
Thursday, 21 May 2009 17:04
Gumi: “Zgjidhja e problemeve duhet të kalojë nëpërmjet rrugës së dialogut dhe besimit reciprok”

Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi, priti sot një përfaqësi të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, të kryesuar nga kryetari i kësaj shoqate, Sinan Tafaj.
Ministri Gumi, pasi dëgjoi kërkesat e prezantuara nga z. Tafaj, në emër të Shoqatës, kërkesa të fokusuara në identifikimin dhe dënimin e personave, që sipas tij, ushtruan dhunë ndaj të verbërve të tubuar përpara selisë së Këshillit të Ministrave dhe rezervimin e një takimi me Kryeministrin e vendit, z.Sali Berisha. Ministri e garantoi përfaqësinë se kërkesat e tyre do t’ia përcjellë institucioneve përkatëse dhe shprehu bindjen se nëse do të konstatoheshin shkelje ligjore nga ana e punonjësve të shtetit, ata do të viheshin përpara përgjegjësisë dhe ndaj tyre do të merreshin masa administrative.  
Po ashtu, Ministri i Punës i siguroi të verbërit për predispozitën maksimale të tij dhe të Ministrisë së Punës në zgjidhjen optimale dhe afatgjatë të të gjitha kërkesave të drejta që ata do të paraqisnin. “Dera e Ministrit të Punës do të jetë e hapur për zgjidhjen e të gjitha kërkesave tuaja”, u shpreh Gumi, “por ky proces duhet të kalojë nëpërmjet rrugës së bisedimeve, dialogut dhe besimit reciprok.”
Last Updated on Thursday, 21 May 2009 17:06
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website