mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Duro viziton qendrat publike të shërbimeve Print E-mail
Friday, 07 November 2008 22:52
Ministri: Detyrë dhe jo dëshirë garantimi i shërbimeve cilësore

duro_qender_pritje_lPa mbushur muajin në krye të Ministrisë së Punës, ministri Anastas Duro zhvilloi një tur vizitash në disa nga qendrat publike sociale. Qëllimi i këtyre vizitave ishte njohja me qendrat, nivelin e shërbimit që ofrohet në to, si dhe për t’u takuar dhe për të biseduar me punonjësit dhe përfituesit e këtyre shërbimeve rreth nevojave dhe kërkesave të tyre. Vizita e Ministrit të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta filloi në Shtëpinë e Fëmijës, “Zyber Hallulli”, për të vazhduar në qendrën e foshnjave “Bethani”, Qendrën e të Moshuarve dhe Qendrën për  Pritjen e Viktimave të Trafikut.Në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, qendër publike rezidenciale për fëmijët e moshës nga 6-15 vjeç, ministri u informua nga stafi se në të aktualisht trajtohen 45 fëmijë me shërbim 24 orësh. Në takimin që zhvilloi me punonjësit e qendrës, Duro i siguroi ata se Ministria dhe të gjitha strukturat e saj do t’i mbështesin në misionin e tyre për të ofruar shërbime cilësore për fëmijët. “Por që mbështetja jonë të jetë rezultative ajo duhet të mbështetet në kërkesat dhe nevojat e evidentuara nga ju, si dhe nga fëmijët që përfitojnë shërbimin.”

Stafi e njohu Ministrin me investimet e bëra në qendër, në ambientet e brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë ndërtimin e një qendre moderne sportive, si dhe me përpjekjet që bëhen për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve. Me gjithë përmirësimin e kushteve në qendër, stafi u shpreh se tashmë ka ardhur koha të riformatohet struktura e qendër pwr ta kthyer atw në qendër moderne të tipit shtëpi familje, ku fëmijëve do t’u ofrohen kushte dhe mjedise të ngjashme me ato familjare. Ministri premtoi se do të shihet mundësia që, në bashkëpunim me donatorët e interesuar, të sigurohet fondi i nevojshmë për realizimin e investimeve që do të bënin të mundur transformimin e ambineteve në funksion të shërbimit të ri.

Vizita e ministrit vazhdoi në Qendrën “Bethani”, në të cilën u ofrohet shërbim foshnjave dhe fëmijëve të moshës nga zero në gjashtë vje*, ku u takua dhe bisedoi si me personelin e përhershëm shqiptar, ashtu edhe me vullnetarët amerikaneë e kanadezë që shërbejnë në qendër. Duro vizitoi ambientet ku mbahen dhe trajtohen fëmijët dhe u shpreh se, megjithëse kushtet në këtë qendër janë shumë të mira, gjithmonë ka diçka për të përmirësuar qoftë në mjedise ashtu edhe në shërbim.

Ndalesa e radhës ishte Qendra e të Moshuarve, godina e rikontruktuar e të cilës u inagurua nga Kryeministri Berisha në 1 tetor tw kwtij viti. Në këtë qendër ministri Duro u takua me të moshuarit dhe i pyeti ata rreth nivelit të shërbimit, duke u kërkuar të bëhen pjesë e përmirësimit të shërbimit nëpërmjet një pjesëmarrjeje aktive. Ministri i siguroi të moshuarit se angazhimi i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës është maksimal, duke u shprehur se “është detyrë dhe jo dëshirë e jona që t’u ofrojmë ju dhe të gjitha kategorive që trajtohen në qendra një shërbim cilësor, tw bëjmw maksimumin për t’ju ofruar kushte optimale jetese, banimi, ushqimi dhe shplodhjeje.” Të moshuarit vlerësuan punë e bërë në qendër nga personeli si dhe falenderuan për vëmendjen në vazhdimësi nga strukturat shtetërore, duke u shprehur se me rikonstruksionin e godinës kushtet e banimit ishin përmirësuar ndjeshëm.

Vizita e fundit e Ministrit ishte në Qendrën e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, ku u takua dhe bisedoi me personelin dhe përfituesit e shërbimit. Kërkesës së të strehuarave në qendër për krijimin e mundësisë për formim profesional dhe punësim, me qëllim integrimin sa më të mirë dhe të shpjetë, ministri Duro iu përgjigj pozitivisht, duke i siguruar se, së bashku me Shërbimin Kombëtar të Punësimit, do ta plotësonin këtë kërkesë.

Në ditët në vijim, ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Anastas Duro do të vizitojë edhe të tjera qendra shërbimesh në të gjithë vendin.
Last Updated on Monday, 10 November 2008 21:32
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website