mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Duro: “I angazhuar për të realizuar të drejtën sindikale në Shqipëri” Print E-mail
Monday, 03 November 2008 19:51
Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabrata, priti në një takim kryetarin e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, zotin Kol Nikolla, me të cilin diskutoi rreth nivelit të takim-ministri-puns-kryesindikalistin-lbashkëpunimit dhe partneritetit mes Qeverisë dhe përfaqësisë sindikale në vend.
Kryesindikalisti Nikolla vlerësoi bashkëpunimin me Ministrinë e Punës dhe strukturat e saj në vazhdimësi, duke u shprehur i sigurt se edhe në të ardhmen ky bashkëpunim do të njohë nivele të reja. Pasi bëri një prezantim të aktivitetit të Konferderatës së Sindikatave të Shqipërisë, organizimit dhe funksionimit të saj, Nikolla e informoi Ministrin se tashmë Konfederata ka hyrë në një proces reformimi strukturor, i cili synon të pasqyrojë ndryshimet social-ekonomike të ndodhura në këto vite në vend dhe, vecanërisht, në marrëdhëniet e punës. “Ne jemi të bindur se ky reformim do të ndikojë pozitivisht në rritjen e bashkëpunimit dhe të parteritetit tripalësh”, vuri në dukje Nikolla.

Ministri i Punës, Anastas Duro, u shpreh i hapur për të bashkëpunuar dhe për të dialoguar me partnerët për zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë sot punonjësit dhe përfaqësuesit e tyre. “Organizatat sindikale janë parterët tanë, por edhe opozita më e mirë për çdo Qeveri, për politikat që ajo harton dhe zbaton në fushën e marrëdhënive të punës, politikave sociale, të pagave dhe pensioneve, etj. Ndaj është detyrë e çdo Qeverie që të rrisë bashkëpunimin dhe partneritetin me këto grupime, për t’i bërë ato pjesë të një politikbërjeje më eficente”, u shpreh ministri Duro.
Sipas tij, Ministria e Punës, si institucioni kryesor që përfaqëson Qeverinë në bashkëpunimin me partnerët, i njeh dhe do të bëj përpjekjet maksimale për t’i zbatuar të gjitha detyrimet që i ngarkon ligji, veçanërisht Kodi i Punës, në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Duro premtoi se interesimi i tij në postin e Ministrit të Punës për të realizuar të drejtën sindikale në Shqipëri do të jetë maksimal. “Vullneti ynë është që bashkëpunimi dhe partneriteti si me sindikatat ashtu edhe me përfaqësuesit e punëdhënësve të përmirësohet dhe të kalojë në stad të ri”, siguroi kryesindikalistin Ministri i Punës.
Last Updated on Monday, 03 November 2008 20:18
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website