mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Zv/Ministri Kastriot Sulka prezanton arritjet e Qeverisë kundër varfërisë Print E-mail
Monday, 27 October 2008 12:27
Ulja e varfërisë dhe rritja e nivelit të jetesës për çdo shtetas, veçanërisht për shtresat e varfera dhe në nevojë, ka qenë dhe mbetet një nga objektivat kryesore të Qeverisë. Tashmë jo vetëm janë miratuar dhe po implementohen politika mbështetëse per zbutjen e varfërisë, por këto politika po japin rezultate të prekshme. Politikat e hartuara dhe zbatuara nga qeveria kanë rritur mbështetjen për shtresat në nevojë, për kategoritë e pensionistëve, për familjet që trajtohen me NE, personat që trajtohen me pagesë paaftësie, për pagat e ulta, etj. Qeveria po zbaton një politikë të qartë për reformimin e sistemit të pagesave dhe shërbimeve shoqërore, jo vetëm për grupet në nevojë, por për të gjithë popullsinë.  

Edhe pse opozita, në mënyrë abuzive, deklaron se varfëria në vend është rritur, shifrat tregojnë për tjetër realitet.
Kështu:

2005 2008
Pensioni mesatar  në qytet 8700 lekë 12000 lekë
Pensioni minimal në fshat 3650 lekë 6000 lekë
Të ardhura minimale në qytet 8350 lekë 11200 lekë
Paga minimale është rritur me 45% dhe aktualisht është 17 000 lekë
Paga mesatare është rritur me 44% (nga 28.000 lekë ka shkuar në 42 000 lekë)

Përsa i përket mbështetjes me ndihmë ekonomike të familjeve që jetojnë nën vijën e varfërisë është e rëndësishme të theksojmë se reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale ka ndikuar drejtpërsëdrejti në reduktimin e varfërisë, falë edhe një identifikimi më të saktë të familjeve dhe individëve në nevojë.
Gjatë vitit 2008 trajtohen me NE rreth 93 mijë familje, nga 120 mijë në 2005, që tregon se niveli i varfërisë është ulur me 22.5%.
Fondi për NE është rritur gjatë vitit me 34% gjatë 2008, nga 2.6 miliard në 2007 në 3.5 miliardë këtë vit.
Për herë të parë në 18-vitet e demokracisë, në korrik të këtij viti u indeksua pagesa e ndihmës ekonomike me 10%, që do të ndikojë në zbutjen e mëtejshme të varfërisë.
Masa mesatare e ndihmës ekonomike për familje në vitin 2008 është dyfishuar në krahasim me vitin 2006.
Papunësia është ulur me 13% gjatë kësaj periudhe, ku nga 15% që llogaritej në 2005 tani niveli është 13%.
Nga sa përmendëm më lart, si dhe nëpërmjet masave që janë marrë dhe po merren në vazhdim për zhvillimin social-ekonomik të vendit ne synojmë uljen reale të nivelit të varfërisë në vend dhe rritjen e mirëqënies të qytetarëve shqiptarë.
Last Updated on Monday, 27 October 2008 13:00
 

Kontakti

kontakt-mpcsshb

FLASH

Kerkoni ne website