mpcsh

logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
PANAIRI I PUNES, TIRANE 2008 – Mundësi punësimi për 2000 punëkërkues Print E-mail
Monday, 27 October 2008 06:09
Nën kujdesin e Kryeministrit, zotit Sali Berisha, Ministria e Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Shërbimi Kombëtar i Punësimit dhe  Zyra Rajonale e Punësimit, Tiranë, organizuanpanair_pune_tirane_2008_l Panairin dy-ditor "Tregu i Punës, Tiranë 2008". Ky panair u çel ditën e enjte, datë 23 tetor 2008 dhe qëndroi i hapur e mirëpriti për dy ditë disa mijëra punëkërkues, të cilët paraqitën kërkesat e tyre për 2000 ofertat e prezantuara nga biznesi.
Në ceremoninë e çeljes së Panairit morën pjesë Kryeministri Sali Berisha, ministri i Punës, Anasats Duro,  kryetari i Unionit të Dhomave të Tregëtisë Ilir Zhilla, përfaqësues të trupit diplomatik, deputetë, përfaqësues të biznesit, punëkërkues, etj.
Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Berisha u shpreh se Qeveria ka bërë dhe po bën përpjekje të mëdha për nxitjen e punësimit. “Ne po bëjmë dhe do të bëjmë përpjekje të mëdha për nxitjen e punësimit. Politikat tona fiskale janë ndër më të favorshmet. Barra aktuale fiskale është ndër më të ulëtat dhe taksa sociale më 1 janar të vitit 2009 do të zbresë me 50% në krahasim me atë që ishte katër vjet më parë”, u shpreh Kryeministri.
Kryeministri Berisha theksoi se rritja e shpejtë ekonomike është gjeneratori kryesor i punësimit në një shoqëri dhe se Shqipëria ka hedhur baza të qëndrueshme për këtë rritje. Sa i përket nivelit të papunësisë në vend, Kryeministri u shpreh se “në këta tre vjet papunësia ka njohur një ulje, por kam bindjen se në tre vitet që vinë kjo ulje do të jetë më e madhe dhe më e shpejtë”.
Kryeministri vlerësoi përpjekjet e bëra nga Ministria e Punës për shndërrimin e politikave të punësimit, nga passive në active. “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe qeveria që unë drejtoj, kanë bërë dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për shndërrimin e politikave të punësimit nga politika pasive në politika aktive, fleksibilie dhe dinamike, në mënyrë që forca e punës ekzistuese të mund të përshtatet me nevojat e tregut, të mund të kualifikohet dhe të trajnohet për nevojat e tregut” u shpreh Kryeministri.

Duke e marrë fjalën, ministri i Punës, Anastas Duro, e vlerësoi Panairin një aktivitet të rëndësishëm dhe origjinal, i cili ofron një shërbimi i ri punësimi. “Kjo traditë ka pak kohë që është krijuar, por po tregon efektivitet dhe rezultate premtuese. Panaire të tilla janë organizuar para pak kohësh edhe nga Zyra Rajonale e Punësimit Durrës, Fier dhe Berat”, u shpreh Ministri.
Duro theksoi vlerën e këtyre aktiviteteve që po i nxjerr shërbimet e punësimit nga rutina dhe monotonia dhe po i ekspozon ndaj aktorëve të tjerë të tregut, si punëdhënësve, ashtu edhe punëkërkuesve, pra si kërkesës, ashtu edhe ofertës për punë. “Panairet e punës, në dallim nga shërbimet e tjera të punesimit që u adresohen dhe ndihmojnë punëtorët e pakualifikuar dhe që nuk kanë akses në informacionin për tregun dhe vendet e punës, u adresohen nje spektri të gjerë punëkërkuesish, madje edhe specialistëve te diplomuar e specializuar në universitete”,  u shpreh Ministri i Punës
Kryeministri Berisha i shoqëruar nga ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z.Anastas Duro, kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë z. Ilir Zhilla, etj.. vizitoi stendat e panairit, ku u ndal dhe bisedoi me përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme.

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve, biznesi u prezantua me rreth 70 stenda, vendosur në një sipërfaqe prej 2200 metër katrorë.
Në dy ditët e Panairit të binte në sy një fluks të interesuarish, kryesisht të rinj të sapodiplomuar, të cilët me aftësitë respektive dhe CV-të e tyre në dorë, vizituan stendat për t’u njohur me vendet e punës që ofronte biznesi i fushave të ndryshme, si në telekomunikacion, shërbimin bankar, linjave prodhuese, menaxhim, marketing, sektorin e ndërtimit,  instalimeve hidraulike dhe elektrike, etj.  
Drejtuesit e SHKP dhe Zyrës Rajonale të Punësimit Tiranë kanë ndjekur nga afër ecurinë e këtij Panairi dhe paraprakisht kanë vlerësuar se vizitorët i kanë kaluar të dhjetë mijët, ndërsa aplikantët kanë qenë mbi gjashtë mijë.
Sipas Drejtorit të Zyrës së Punësimit në Tiranë, Thoma Melo, efektiviteti i panaireve të punësimit qëndron në nxitjen e punësimit, duke krijuar një treg pune të hapur ndaj kërkesës dhe ofertës.
“Konceptimi i këtij panairi është një nga mënyrat më komode që ne të gjejmë punonjësit më të aftë për nevojat që kemi”, tha përfaqësuesi i firmës “Teleperformancë”, e cila ofron 500 vende pune për operatorë call center.

Disa nga firmat dhe qendrat e formimit profesional që u prezantuan në Panair me stenda të veçanta ishin: qendrat publike të formimit profesional, Selenica bitumi (minierë), Banka Amerikane, BKT, Raiffeisen (banka) Vodafone, Medicom (universitet), PARSH (fondacion), GRID (sondazhe), Grupi Dudaj (universitet), FIA (grup investuesish), Celesi (informacion), UNYT (universitet), NGB, PRO CREDIT (banka), EDIL ALIT (ndërtim, telekom), Teleperformancë (call center), ZRP, AMC, Atlantik, Universiteti Europian i Tiranes, MEGA Tek (prodhim gipsi), MAXI sh.p.k. (prodhim mermeri), etj.
Last Updated on Monday, 27 October 2008 06:38
 

Kontakti

Tel.: +355 4 22 51 008
E-mail: kontakt@mpcs.gov.al

FLASH

Poll

Jepni mendimin tuaj
 

Kerkoni ne website