logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Ministri Duro takon ambasadorin danez Jensen Print E-mail
Tuesday, 21 October 2008 13:42
duro-amb-danez-lBashkëpunim në formimin profesional dhe hapjen e vendeve të punës

Ministri i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, priti sot në një vizitë formale, ambasadorin e Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri, zotin Karsten Ankjaer Jensen. Ministri Duro falenderoi ambasadorin Jensen për ndihmesën që Qeveria daneze ka dhënë në vazhdimësi në mbështetje të politikave zhvilluese të Qeverisë shqiptare gjatë periudhës së tranzicionit. Tregues domëthënës i kësaj mbështetjeje, theksoi Duro, është fakti që Parlamenti danez tashmë e ka ratifikuar Marrveshjen e Stabilizim Asocijimit me Shqipërinë.  Më tej, Ministri shqiptar i Punës bëri një prezantim të punës së Ministrisë, duke u ndalur vecanërisht në politikat aktive të punësimit, ato në fushën e mbrojtjes sociale si dhe politikat për mbrojtjen dhe sigurinë në punë, si tri nga shtyllat kryesore të objektivave të programit katërvjecar të Qeverisë.Ministri Duro vlerësoi se asistenca daneze në fushën e punësimit, formimit profesional dhe mbrojtjes sociale është e nevojshme për stukturat shqiptare, pasi, sipas tij, Danimarka njihet dhe perceptohet si një nga shtetet më sociale në botë, pra që harton dhe zbaton politikat më efikase.
Duke u ndalur në zhvillimin ekonomik të vendit, Ministri Duro theksoi domosdoshmërinë e tërheqjes së investimeve të huaja, duke përfshirë këtu edhe ato daneze dhe e siguroi ambasadorin Jensen se, në kuadër të lehtësive që Qeveria shqiptare po ndërmerr për nxitjen e biznesit dhe investimeve, vëçanërisht atyre të huaja, Ministria e Punës do të ofrojë të gjithë mbështetjen e saj për krijimin e lehtësive të nevojshme për nxitjen e tyre.

Sipas Ambasadorit Jensen, tashmë Shqipëria ndodhet në një stad tjetër zhvillimi dhe, për t’iu përgjigjur atij, edhe Qeveria daneze ka ndryshuar qëndrim ndaj ndihmës që ofron për Qeverinë dhe shtetin shqiptar. Kjo mbështetje, theksoi Jensen, ka në fokus të saj një ndihmë afatgjatë që synon mbështetjen për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në familjen evropiane, arritjen e standarteve dhe përmirësimin e mirëqënies së popullsisë. Këtij qëllimi i shërben edhe kontributi i Qeverisë daneze në një shumë prej 10 milionë $ për formimin profesional dhe hapjen e vendeve të punës në sektorin e bujqësisë.
Ambasadori vlerësoi pozitiv faktin që disa nga kompanitë më të mëdha daneze jo vetëm që kanë shprehur interes por edhe kanë investuar në Shqipëri. Megjithatë, sipas ambasadorit danez, për Shqipërinë mbetet ende një sfidë që duhet kapërcyer perceptimi i të huajve për sigurinë dhe stabilitetin që ajo ofron.

Në fund të takimit, ministri Duro dhe ambasadori Jensen, ndanë vlerësimin e përbashkët për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e formimit profesional me qëllim krijimin e një kornize standartesh të njohura dhe të pranuara nga vendet perëndimore.
Last Updated on Tuesday, 21 October 2008 14:00
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH