logo2-1.png
  • Increase font size
  • Decrease font size
  • Default font size
Prezantohet Ministri i Punës, Anastas Duro Print E-mail
Monday, 13 October 2008 18:16
Në ceremoni zv/Kryeministri Pollo dhe ish/Ministri Barka

Sot u zhvillua ceremonia e prezantimit të Ministrit të ri të Punës, zotit Anastas Duro. Prezantimi u bë nga zv/Kryeministri, Genc Pollo, dhe në ceremoni merrnin pjesë edhe ish/Ministri Kosta Barka si dhe stafi i Ministrisë së Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barbarta dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë. Zv/Kryeministri Pollo vlerësoi arritjet e Ministrisë së Punës nën drejtimin e “kolegut Barka” dhe shprehu besimin se edhe nën drejtimin e Ministrit të sapoemëruar Ministria do të realizojë objektivat katërvjeçarë të Qeverisë në fushën e mbrojtjes sociale.

Ish/Ministri Barka, duke i dorëzuar detyrën pasardhësit të vet, falenderoi të gjithë stafin e Ministrisë për bashkëpunimin duke vlerësuar se në tre vjet u arrit të vendosen bazat e ndërtimit të një  mbrojtjeje sociale të qëndrueshme, nëpërmjet draftimit dhe miratimit të dokumentave politike më të rëndësishme në këtë fushë. “Shpreh bindjen se puna e nisur do të çohet përpara dhe do të vazhdohet me hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore të nevojshme në mbështetje të këtyre dokumentave si dhe me forcimin e strukturave zbatuese të tyre”, vazhdoi Barka, i cili në fund uroi pasardhësit Duro për detyrën e re.  

Ministri në detyrë, Anastas Duro, falenderoi të gjitha strukturat partiake dhe kushtetuese për besimin që shfaqën në përzgjedhjen e emrit të tij në detyrën e Ministrit të Punës dhe shprehu angazhimin e vet për ta justifikuar këtë besim. Duke iu drejtuar stafit të Ministrisë së Punës, Ministri Duro, i konsideroi ata bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë dhe se “vetëm falë bashkëpunimit dhe angazhimit të gjithësecilit prej jush, së bashku do të arrijmë të përmbushim të gjitha detyrimet tona dhe të realizojmë me sukses objektivat e Qeverisë në të gjitha fushat që mbulon Ministria.
Last Updated on Wednesday, 15 October 2008 20:21
 

Denonconi korrupsionin

Numeri-Jeshil-mpcsshb-2013

Kontakti

Kontakti-mpcsshb-2013

Klikoni për "Shërbimet Sociale Në Shqipëri"

infosherbime2-2012


Harta e "Shërbimeve Sociale në Shqipëri"

harta-sherbime2-2012


Nëse nuk e keni të instaluar programin , klikoni imazhin e mëposhtëm :google_earth




FLASH